KOSOVA

Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe në zyrën e AKR për të takuar kryetarin Behgjet Pacolli gjatë vizitës në Kosovë.

Ndryshe nga liderët e tjerë, Rama ne e ka takuar por e ka përqafuar Pacollin.  Kryeministri në vizitën në Kosovë shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ministrja e Shtetit për marrëdhënien me parlamentin, Elisa Spiropali, deputeti Eduard Shalsi dhe drejtori i komunikimit në kryeministri, Endri Fuga.

Pacolli është tashmë dhe investitor në Shqipëri pasi kompania e tij fitoi garën për aeroportin e Vlorës. Po ashtu ai vendosi të ndërtojë banesa në Krujë për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb