KHARKIV

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në cilësinë e kryetarit të OSBE-së ka vazhduar vizitat e tij në shtetin e Ukrainës.

Rama këtë herë ka vizituar pikën e Kontrollit “Stanica Luganska”, aty ku ndahet zona e konfliktit. Dy ushtarakë ukrainas i kanë shpjeguar si funksionon kontrolli në këtë pikë kufitare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kreu i qeverisë shqiptare shoqërohej edhe nga një personel i gjerë ushtarakësh e civilësh.  Ndryshe, zona e Kharkivit është ndër zonat më të “nxehta” në Europë, për shkak të konfliktit të shtetit ukrainas me Rusinë.

Shoqëruesit e kryeministrit shqiptar Edi Rama kanë mbajtur me vete jelekë antiplumb. Kjo ndoshta edhe për shkak të rrezikut që mund t’ju kanoset në këtë zonë të pasigurt.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb