Ylber Ramadani në formë. Mesfushori i kombëtares ka realizuar një gol fantastik për Leccen, në ndeshjen e rëndësishme të kampionatit ndaj Torinos.

Pasi u kordinua mirë, Ramadani provoi nga distanca, duke ia dalë që të dërgojë topin pas shpinës së portierit.

Pas golit, ai nuk fshehu dot emocionet, me shokët e skuadrës që shkuan të festojnë bashkë me të.

Për futbollistin e përfaqësueses, ky është goli i parë për këtë sezon në Serie A. Për të, ky është edicioni i dytë te Lecce.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb