Fjalët e spanjollit Sergio Ramos ‘se nuk ishte dëmtim me dashje’ duket se nuk i kanë bërë përshtypje Mohamed Salah.

Dyshja është takuar sot në Monaco në ceremoninë e UEFA-s për ndarjen e grupeve të sezonit të ri në “Champions League”. Dhe sigurisht që vëmendja e televizioneve nuk ka munguar pasi ajo ndërhyrje e kapitenit të Real ndaj futbollistit të Liverpool në finalen e “Championsit” të kaluar është ende e freskët.

Në një moment gjatë ceremonisë, Ramos teksa kalon afër egjiptianit e prek atë në shpatull, por ky i fundit qëndron ftohtë duke mos reaguar. Nga se kuptohet qendërmbrojtësi i ‘galaktikëve’ nuk do të ketë furrë faljen e 26-vjeçarit.

Kujtojmë që te Salah ky dëmtim ndikoi edhe në Botëror, pasi futbollisti humbi ndeshjen e parë me kombëtaren e tij, por edhe nuk ishte në formë më pas.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb