Manchester United mund me rezultatin e thellë 3-0 skuadrën e Leicester në Premier League. Marcus Rashford, njeriu i momentit tek “Djajtë e kuq” mori për dore sërish ekipin sot, teksa realizoi dy gola.

Goli që do vuloste përfundimisht fatin e takimit do vinte nga Jadon Sancho në minutën e 62-të. Të besuarit e Ten Hag renditen në vendin e 3-të dhe janë në garë për titullin kampion. Premier League luan pasdite një ndeshje tjetër, atë mes Tottenham dhe West Ham.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb