Është mbyllur në barazimn 1-1 sfida e parë miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës. Një derbi shqiptarësh mund të themi duke parë që zviceranët kanë në përbërjen e tyre shumë të tillë. Ndeshja ishte me ritëm që nga fillimi e deri në fund.

Pjesa e parë u karakterizua me faulla të shumë në mesin e fushës, ku lojtarët ishin impenjuar shumë për këtë përballje. Dy rastet më të rrezikshme ishin të Valon Berishës për Kosovën dhe Xherdan Shaqirit për Zvicrën. Megjithatë në të dy rastet portierët e kombëtareve u treguan fantastikë duke evituar golin.

Në pjesën e dytë Kosova kaloi në avantazh me Rashicën. Një gabim i zviceranëve në mesfushë bëri të mundur që Dardanët të dilnin përpara me forca të shumta dhe Rashica u gjet në vendin e duhur për të shënuar.

Avantazhi zgjati vetëm 10 minuta pasi në të 62-ën barazuan me Lotombën pas një dalje të nxituar të portierit kosovar Muriç. Rezultati nuk ndryshoi në minutat e mbetura me sfidën që u mbyll në barazim me shifrat 1-1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb