Shqiptari i Kosovës Milot Rashica ka treguar potencialin e tij sot me fanellën e Gallatasarait.

Ai i ka dhënë një super asist shokut të tij të skuadrës i cili më pas e ktheu në gol.

Ekipi i tij triumfoi 1-2, me përmbysje.

Rashica ka shënuar vetëm një gol, atë ndaj Kastomonuspor më 19 tetor 2022.

Vlen të theksohet fakti se futbollisti u transferua këtë verë te klubi i Gallatasarait, ku po lufton për një vend si titullar i përhershëm. Ai gjithashtu është pjesë e Kosovës dhe vazhdon të jetë një nga të preferuarit e tifozëve “dardanë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: