Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e Astirit, në Tiranë, pas mesnatës së kaluar, ku një zjarr përfshiu një pallat.

Ngjarja ka tmerruar banorët, të cilët siç shihet në pamjet që gazetari Igli Çelmeta sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, kanë menjëherë nga banesat e tyre.

Pamjet tregojnë se tymi i zi ka “pushtuar” pallatin, ndërsa 8 persona kanë përfunduar në spital me dëmtime të lehta. Gjithashtu, nga flakët janë shkrumbuar katër automjete në garazhin e pallatit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: