Real Madrid ka siguruar  një biletë për në gjysmëfinalen e Copa del Rey, pasi mundi 3-1 Atletico Madrid.

90 minutat e kohës së rregullt përfunduan 1-1, sfidë e luftuar në të dyja krahët.

Një aksion model i Los Colchoneros do të përfundonte me një finalizim perfekt të Moratës në minutën e 19-të.

Dukej se ekipi i Simeones kishte vendosur ndeshje në shinat e duhura. por Rodrygo nuk kishte thënë ende fjalën e tij, pasi vendosi ekuilibrat në minutën e 80-të me një gol për panoramë. Ai driblon gjithë mbrojtjen e kundërshtarëve, duke i mahnitur të gjithë në shkallët e stadiumit.

Kualifikimi i Realit do vulosej në shtesë, nga golat e Benzema dhe Vinicius.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: