Real Madrid bën detyrën ndaj Almerias, fiton 1-2 në sfidën e parë të La Liga që rezultoi mjaft e vështirë për ta.

Në minutën e pestë, Eguaras dërgon një assist perfekt për të Ramazani. Sulmuesi me pashaportë belge provon një goditje tokazi, duke çuar sferën pas shpinës së Courtouis.

Në minutën e 15-të, ekipi i sapongjitur në La Liga i afrohet edhe golit të dyt, tentativa e Umar Sadiq shkoi mbi traversë.

Los Blancos gjejnë golin e barazimit por rrjeta e Vazquez në fund anulohet për pozicion të parregullt.

Misioni përmbysje do merrte jetë në minutën e 61-të, pas barazimit të Vazquez. 15 minuta nga fundi, i sapo futuri në fushë Alaba i jep 3 pikë Realit pasi ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: