Real Madrid ka mundur 0-3 Gironan në transfertë, në një sfidë që rezultoi më e lehtë nga ç’pritej. Joselu dhe Tchouameni vendosën në kasafortë fitoren me golat e tyre në 20 minutat e para. Në pjesën e dytë mjaftoi menaxhimi i rezultatit dhe një gol i Bellingham, për të përmbyllur kështu në mënyrë perfekte sfidën.

Los Blancos kryesojnë kampionatin me 21 pikë, 1 pikë më shumë se Barcelona e vendit të dytë. Në vendin e 3-të qëndron Girona, me 19 pikë.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: