Skuadra e Real Madrid është zhytur në krizë rezultatesh. Skuadra e “Los Blancos” në sfidën e sotme ndaj Levantes ka humbur në shifrat 1-2, duke treguar edhe njëherë se situata është e rëndë brenda kampit të spanjollëve.

Në katër takimet e fundit, skuadra e drejtuar nga Julien Loptetegui ka marrë tre humbje dhe një barazim duke konfirmuar një panoramë të zymtë brenda 13 herë fituesve të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë e takimit u mbyll në shifrat 0-2 në favor të miqve, të cilët shënuan me Morales dhe Roxher. Madrilenët tentuan të ndruyshojnë fytyrën me Marselon në minutën e 72-të, por tentativa e tyre përfundoi me kaq.

Në 9 takime të luajtura, skuadra e Realit ka marrë 14 pikë duke u renditur në vendin e 5-të në kampionatin spanjoll.

Pas ndeshjes, mediat spanjolle shkruajnë se tekniku i Reali tashmë është afruar pranë derës “dalëse”, por ende nuk ka një vendim zyrtar për të ardhmen e tij tek “Los Blancos”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb