Real Madrid tregon edhe një herë se mbetet një skuadër që dashuron Champions League. Sonte, ekipi i Ancelottit triumfoi 2-5 me përmbysje ndaj Liverpool në Anfield, në ndeshjen e parë të 1/16.

Ndeshja nisi me një gol fantastik të Nunez, pas një asisti të Salah. The Reds do mund të festonin shumë shpejt më pas, me Salah. Gabimi amatoresk i Courtois kushton shumë dhe anglezët nuk falën.

Gjithsesi, Los Blancos futen në lojë me golin e Vinicius në minutën e 21-të. Sërish braziliani pak më vonë protagonist, duke përfituar pas një gafe të Alisson.

Të besuarit e Ancelottit do mund të përmbysnin shifrat me Militao dhe Benzema, sapo filloi pjesa e dytë. Sërish Karim Benzema do dilte në skenë, për t’i dhënë goditjen përfundimtare vendasve dhe për të siguruar kështu një rezultat të rëndësishëm, në pritje të sfidës së kthimit pak ditë më pas.

 

 

 

 

 

 

Napoli ka fituar 0-2 në Gjermani ndaj Frankfurt, në aktin e parë. Pjesa e parë ishte dramatike. Kvara humbi penalltinë në minutë ne 36-të, por italianët nuk u goditën psikologjikisht, madje shënuan me Osimhen brenda pjesës së parë. Në fillimin e fraksionit të dytë ndeshja komplikohet për ekipin e Glasner, dalje me karton të kuq për Glasnor dhe gol vendimtar i Di Lorenzos. Sfida të tjera të rëndësishme do të luhen nesër.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb