Reali i Madridit është ndalur sërish në kampionat. Madrilenët kanë barazuar 1:1 në trasfertë përballë skuadrës së Leganesit. Kur mendohej se45 minutshi i pjesës së parë do të përfundonte në barazim pa gola, në skenë doli Jonathan Silva që me një goditje mjeshtërore e dërgoi topin në rrjetën e kampionit të Evropës dhe Botës.
Gjashtë minuta pas pjesës së dytë, “mbretërit” realizuan golin e barazimit me anë të Karim Benzemas. Reali mbetet i treti me 61 pikë, katër më pak se Atleticos e vendit të dytë dhe 13 më pak se Barcelona kryesuese.
BalkanWeb