Ishte ndeshja më rëndësishme në javën e shtatë në La Liga. Derbi i parë sezonal i Madridit mes Atletico dhe Real nuk dhuroi gola, por gjithsesi nuk zhgenjeu parashikimet me një “betejë” të vërtetë sportive në “Ëanda Metropolitan”.

snjë fitues, por pika e marrë në shtëpinë e rivalëve të përjetshëm i lejon skuadrës së drejtuar nga Zinedine Zidane të ruajë kryesimin e renditjes me një pikë më shumë se Atletico Madrid në vendin e tretë.

Realllllllllll
Realllllllllll

“Los blancos” ndiqen për momentin nga Granada, surpriza e radhës deri në këtë moment të kampionatit spanjoll.

Skuadra e drejtuar nga Diego Martinez është ngjitur në kuotën e 14 pikëve, pas fitores 1-0 ndaj Leganes. Por ruajtja e këtij pozicioni do të jetë më shumë se e vështirë, pasi Barcelona është kthyer në ritmin e saj.

Fitorja e së shtunës 2-0 në transfertën kundër Getafe ishte e dyta radhazi për formacionin katalunjas, që afrohet me vetëm dy pikë larg vendit të parë.

Te fitorja në fundjavën e La Liga janë kthyer Valencia dhe Sevilla. E para siguroi një sukses të rëndësishëm, duke kaluar 1-0 një fushë të vështirë si ajo e Athetic Bilbao.

Nga ana tjetër, Sevilla mundi me përmbysje 3-2 Sociedad, duke iu bashkuar grupit të skuadrave që ndjekin kryesuesit e kampionati spanjoll.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb