Real Madrid I jep fund serisë pozitive dhe I bën “dhuratën” më të bukur rivalëve të përjetshëm të Barcelonës në këtë fundviti. Pa fat skuadra e Zinedine Zidane, që nuk shkoi më shumë se barazimi në sfidën kundër Athletic Bilbao.

Sfida e luajtur në “Santiago Bernabeu” u dominua nga “los blancos” që në shumë raste iu afruan golit të epërsisë. Por nuk ishte mbrëmja e madrilenëve, që panë se si tentativat e tyre për të dërguar topin në rrjetë u ndalën nga shtyllat.

Me këtë frenin, Real i jep një asist Barcelonës në garën për titull. Lionel Messi dhe shokët e tij mbyllën 2019 me fitoren 4-1 kundër Alaves, ndërsa tani kryesojnë të vetëm tabelën e renditjes me dy pikë më shumë se madrilenët. Po ashtu, nga ndalesa e Real përfituan edhe ndjekësit më të afërt në klasifikim.

Sevilla fitoi ndeshjen e saj 2-0 në transfertën kundër Mallorca, duke u afruar akoma më shumë me skuadrën e Zidane. I njëjti diskutim edhe për Atletico Madrid.

Të besuarit e Diego Simeone kanë gjetur vazhdimësinë, duke mundur jashtë fushe 2-1 Betis.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb