Mesfushori shqiptar Enriko Papa që aktivizohet te Botosani të elitën e futbollit rumun realizoi një super gol në sfidën e vlefshme për javën e tretë të kampionatit kundër Craiovas.

28-vjeçari mposhti portierin kundërshtar me një veprim akrobatik mjaft të bukur, duke surprizuar të gjithë të pranishmit. Falë kryeveprës së realizuar, mesfushori shqiptar u zgjodh në formacionin më të mirë të javës.

Papa aktivizohet prej disa sezonesh te Botosani, duke u shndërruar në një lider te skuadra rumune që në 3 javët e para të kampionatit ka arritur të sigurojë 7 pikë. Njëkohësisht ai ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në ndeshjet e fundit.

Universitatea Craiova u eliminua pikërisht nga Laçi në Conference League. Duket se ekipit rumun nuk i ec kundër shqiptarëve. Enriko Papa ka nisur karrierën tek Apolonia dhe është aktivizuar për disa skuadra në Kategorinë Superiore, si Tirana, Teuta, Lushnja e Bylisi.

Papa

Tashmë ai ka gjetur stabilitet në Rumani dhe fakti që është zgjedhur në 11 më të mirët e javës dëshmon formën e shkëlqyer sportive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb