Ka përfunduar ndeshja spektakolare e Xhenoas dhe Milanit, me fitoren 1-2 të kuqezinjve me përmbysje.

 

Skuadra e Xhampaolos ka arritur të dalë me tre pikët nga fusha e Xhenoas, pas një ndeshje dramtaike, që kishte gola, kartona, VAR, penallti dhe mbi të gjitha shumë emocione.

Një gabim i Reinës, i dha mundësinë Shënesë të kalonte në epërsi Xhenoan në pjesën e parë. Por, e dyta nis me vrull për Milanin, që gjen golin e barazimit me Hernandez. Vetëm 4 minuta më vonë, gjyqtari akordon penallti për Milanin dhe ka hequr me të kuq Biraskin. Kesi nuk gabon dhe kalon kuqezinjtë në avantazh.

Kalabria në minutën e 79-të me kartonin e dhtë të verdhë lë skuadrën e tij me 10 lojtarë dhe rindez shpresat e Milanit.

Ndërkohë me të kuq jashtë fushe janë ndëshkuar Saponara dhe Kastijeho.

Në minutën e 90-të Kuame fiton një penallti, Shëne e godet, Reina e pret dhe shpëton Milanin duke shlyer dhe gabimin e tij në pjesën e parë.

Kështu Milani me këtë trepikësh shkon në kuotën e nëntë pikëve ne vendin e 11-të, ndërsa Xhenoa në vendin e parafundit me 5 pikë.//PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb