Një gol i shënuar, katër gjuajtje në kuadrat, vetëm një i pësuar, pesë kartonë të verdhë të marrë, dhe një 90-minutësh në total ku vetëm 3 pikët ishin gjëja më e bukur. Në sfida të tilla, përballë një kundërshtari amator në letër, sigurisht që pritshmëria është më shumë, për më tepër që Edy Reja ka në dispozicion lojtarë që luajnë në nivele shumë të larta, kundër një kundërshtari si Andorra më futbollist anonim. Në përfundim të ndeshjes, Edy Reja u ndal tek detaji më i rëndësishëm, fakti që i nisën këto kualifikuese me këmbën e mbarë:

“Andorra është një skuadër e vështirë, pasi të bën shumë presing dhe të krijon tension. Të kënaqemi më këto tre pikë, jam i kënaqur edhe me 0-1. Janë tre pikë të rëndësishme, të shohim përpara me besim”

Reja nuk e përjashton si opsion faktin që sfida e së dielës kundër Anglisë mund të këtë pasur pak ndikim tek lojtarët në fushën e lojës, kundër “tre luanëve” duhet të bëjmë një ndeshje me përqendrim maksimal dhe ti ushtrojmë presion në të gjithë fushën:

“Mund të ketë ndodhur, nuk e mohoj, por në mbrojtje nuk u kursyem. Të tre mbrojtësit zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, shyqyr që ata nuk u kursyen. Këto janë ndeshje ku duhet përqendrim shumë i madh, duhet bërë një ndeshje me intensitet të lartë që ti heqim atyre inisjativën atyre dhe ti bëjmë presing në të gjithë fushën, praktikisht siç bëri Andorra kundër nesh, ti vendosim në vështirësi në këtë aspekt”

Në konferencën pas ndeshjes, trajneri i kombëtares theksoi se kalendari i ngjeshur, me ndeshje çdo tre ditë mund ta detyrojë të shoh edhe për alternativa të tjera, për opsione të ndryshme pasi ka në dispozicion një grup të mirë ku mund të aktivizohen të paktën 20 lojtarë.
(BalkanWEB)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb