TIRANË

RENEA ka “blinduar” këtë mesditë zonën e Lanës, në Tiranë, ku u ekzekutua biznesmeni 66-vjeçar Behar Sofia.

Gazetarja Dorjana Bezat sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet se forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.

Ndërkohë, nën masa të rrepta sigurie është çuar te vendi i krimit edhe ekzekutori, 24-vjeçari Ernejt Shyti, i cili pritet të ndërtojë gjithë skemën e vrasjes që tronditi kryeqytetin.

Siç raporton gazetarja Bezat për “BalkanWeb”, ai po iu tregon forcave RENEA konkretisht në terren se ku ka qëndruar dhe si ka vepruar. Ai ka thënë se e ka hedhur në Lumin e Lanës armën e krimit dhe për këtë arsye forcat e RENEA-s po kryejnë kërkime brenda lumit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb