Reperi Fero është përfshirë në një përleshje të ashpër mbrëmjen e kaluar në një koncert në Mitrovicë.

Mendohet se gjithçka është shkaktuar nga një postim i tij në rrjete sociale ku thumbonte duke thënë: “Unë nuk jam vetëm mbreti i qytetit tim, por edhe i tëndit”.

Menjëherë pas kësaj, mediat raportuan se tre persona e kishin sulmuar në klubin e natës rreth orës 23:30.

Burime pranë Prive thonë se arsyet e sherrit mbeten të panjohura.

Në rrjete sociale ka nisur të qarkullojë edhe videoja ku reperi sulmon me grushta e shqelma rivalët.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: