MEKSIKA

Një spital në Meksikë është përmbytur nga lumi në qytetin e Tulës pas reshjeve masive të shiut. 17 viktima janë shënuar në spital, prej të cilëve edhe pacientë me COVID-19 që po suportoheshin me oksigjen.

Fillimisht përmbytja ndërpreu energjinë elektrike në spital, më pas uji përparoi edhe më thellë.

40 pacientë u shpëtuan nga spitali teksa u desh dhe ndërhyrja e ushtrisë. Nga përmbytjet në qytetin e Tulës u prekën 30 mijë njerëz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb