Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në qytetin e Lushnjës, duke përmbytur akset rrugore. Mësohet se disa prej rrugëve kanë rreth 30 cm ujë, duke e bërë të vështirë qarkullimin.

Ndërkohë, bulevardi kryesor i qytetit është bllokuar për shkak të nivelit të lartë të ujit, i cili edhe në pedolane ka kaluar mbi trotuar.

Shkak i përmbytjeve është bërë bllokimi i pesetave të ujërave sipërfaqësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: