Ashtu siç ishte parashikuar, nga përkeqësimi i motit, sot paraqitet një situatë e rënduar në vend për shkak të përmbytjeve. Nga Durrësi, situatë problematike raportohet në akset rrugore brenda dhe ne zonat periferike lagjet nr.13 dhe 14.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë me pompa për të larguar ujin nga rrugët kryesore e dytësore, që në disa vende ka kaluar mbi nivelin e trotuarit.
Haxhiaj ka siguruar pamje ku shihet dhe gjendja aktuale këtë mbrëmje në lagjen nr.16 pranë stadiumit.

Më herët bashkia e Durrësit, nxori një njoftim të rëndësishëm për të gjithë banorët sa i përket përmbytjeve dhe evakuimeve, teksa publikoi dhe listën e kontakteve për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që mund të kenë probleme nga situata emergjente. Moti i keq që ka përfshirë qytetin e Durrësit prej disa ditësh ka shkaktuar përmbytje e trafik të rënduar në shumë akse. Reshjet e vazhdueshme kanë bërë që automjetet të lëvizin me vështirësi në hyrje të Durrësit.

Siç duket, rrugët kryesore janë bllokuar dhe lëvizja ishte thuajse e pamundur. E pamundur ka qenë lëvizja edhe për këmbësorët. Uji në disa rrugë shkoi deri në 30 cm. Kështu, drejtuesve iu është dashur kohë për të mbërritur në destinacion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb