Riaktivizohet vatra e zjarrit në pyjet e Krastës së Krujës. Persona të pa identifikuar po vijojnë t’i vënë flakën kësaj zone të mbrojtur që prej ditës së djeshme.

Dhe pse zjarri u shua në orët e para të mëngjesit të sotëm ai është riaktivizuar serish në mesditën e sotme nga persona të pa identifikuar, të cilët i kanë vënë flakën në disa vatra, duke rrezikuar edhe jetën e zjarrfikësve të cilët po përpiqeshin të shuanin zjarrin.

Një patrullë policie ka vajtur në vendngjarje dhe është vene në ndjekje të personave të dyshuar, të cilët mendohet të jenë ende në zonë.
Zjarri vijon me intensitet, pasi favorizohet nga era. Deri tani ne total janë mbi 70 Ha te djegura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: