Ka nisur zyrtarisht aventura e dytë e Eros Grezdës te Osijek. Sulmuesi shqiptar është prezantuar zyrtarisht mesditën e së martës nga klubi kroat, ku do të luajë në formë huazimi deri në fund të sezonit. Grezda kthehet te skuadra që e bëri të njohur në futbollin europian, përpara se të transferohej te Glasgoë Rangers.

Por përshtatja në skuadrën skoceze nuk shkoi sipas parashikimeve, ndërsa pas disa ndeshjeve në sezonin e parë, ai u la jashtë projektit të trajnerit Stiven Xherrard. Kjo detyroi Grezdën të kthehej sërish te Osijek. “Kam pasur disa oferta, si nga shtete të tjera ashtu edhe nga Kroacia. Madje kisha edhe oferta nga nga konkurrentët në këtë kampionat. U edhe skuadra rivale, por unë vendosa të vij këtu”, është shprehur Grezda në konferencën për mediat gjatë prezantimit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb