2 minuta. Kaq i kanë mjaftuar Romelu Lukakut për të shënuar gol pas rikthimit te Interi. Sulmuesi belg tregohet i saktë me kokë, duke ccuar në festë tifozët zikaltër të ardhur në Lecce për të shijuar sfidën.

Lukaku vendosi të kthehej te klubi nga Milano, pas një sezoni të dështuar në Londër te Chelseat. Fillimi i mbarë është gjysma e punës dhe nisja duket premtuese për bomberin.

Interi po fiton 0-1 në fushën e Lecces. Sfida vlen për javën e parë të kampionatit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: