Shehi dhe Halili ishin të qartë në prezantim, e vetmja gjë që i mungon Tiranës në këtë pikë të sezonit janë pikët, pjesa tjetër dhe zhurma e madhe e krijuar nuk i shqetësojnë. Fakt është që bardhebluve i mungojnë rezultatet, 16 pikë diferencë me kreun janë jashtëzakonisht shumë, për këtë arsye askush gjatë prezantimin nuk guxojë të përmend fjalën titull, sigurisht tërthorazi ideja e të dyve, trajnerit dhe presidentit, ishin të ngjisnin shkallët një e nga një, për të rikthyer Tiranën lart. Prezenca në “zonën euro” duket objektivi me konkret e i logjikshëm por ky objektiv mund të mos mjaftojë për ta konsideruar një sezon të suksesshëm. Pavarësisht se ka vetëm dy ditë në krye të kampionëve në fuqi, Shehi është i vetëdijshëm se i duhet menjëherë rezultati i plotë, duke nisur nga kjo fundjave ku udhëtojnë drejtë fierit për tu përballuar me Apoloninë, një skuadër gjithashtu e etur për pikë dhe që me trajnerin e ri në stol ka shfaqur “shenja jeta”. Çdo rezultat tjetër përveç fitores do të vendoste menjëherë nën presion trajnerin e ri.

Lajmi i mirë është se për këtë sfidë Shehi do të ketë në dispozicion kapitenin Batha i cili ka shlyer kartonin e kuq të marrë në derbi. Çelhaga vijon me ritëm të plotë stërvitjen me pjesën tjetër të grupit ndërsa në gjendje të mirë fizike duket edhe Torasa. Shehi ka në dispozicion edhe afrimet e merkatos së janarit, Seferi dhe Vairinen, ndërsa interesimi është i madhe për të kuptuar se me çfarë formacioni do të startojë këtë aventurë në krye të Tiranës. Një çështje më vete është edhe ajo e Grent Halilit, aktivizimi ose jo i tij, është kthyer në një teme diskutimi shumë të nxehtë, mbetet për tu parë se si trajneri i ri do të menaxhojë këtë rast.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: