KAPSHTICA

Prej orës 8 të mëngjesit qindra shtetas shqiptarë janë bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për shkak të plotesimit të kuotës ditore.

Në kushte të veshtira gjatë qëndrimit të tyre në autobuzë po ashtu edhe në mjetet private qytetarët shprehen të vendosur për të pritur deri mengjësin e së premtes për të kaluar drejt shtetit grek pasi u skadon afati i tamponëve.

‘’Që prej orës 8 të mëngjesit. Jemi në rregull me tampon. Pritëm deri në orën 3. Kemi lënë fëmijët rrugëve, paratë që harxhuam këtej nuk i marrim andej. Ku ështe shteti? Do presim çfarë do bëjmë, në autobus, hotel është 40 mijë lekë. Ndërkohë presim kur jemi në rregull me të gjitha.’’- tha emigrantja.

Qytetarët janë të shoqëruar me fëmijë të vegjël dhe të moshuar çka u vështirëson edhe më tepër qëndrimin jashtë por të detyruar dhe në pamundësi të një zgjidhje qytetarët vijojnë të qendrojnë për të pritur hapjen e kufirit.

”Kemi që në orën 8, 8 e gjysëm. Na mbaron tamponi, kemi frikë. S’dihet çdo bëjmë por do presim. Jemi në mes të diellit, greku ndërkohë ka mbyllur kufirin.

Këtu ka dhe familjarë që s’dihet çfarë do bëhet. Nuk e dimë çdo bëhet.”- tha emigranti.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës vijojnë të qëndrojnë 4 autobuzë dhe disa mjete të vogla ndërsa në tokë neutrale qëndrojnë edhe 3 autobuzë të tjerë.
Gjatë mesditës së sotme Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit kanë bërë të ditur për qytetarët se kuota është plotësuar dhe për këtë arsye është pezulluar puna e palës greke.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb