Teksa tifozët e Milanit, kanë dalë në rrugë për të pritur Gonzalo Higuainin, e kundërta ka ndodhur me “tradhtarin” Bonuçi. Pas largimit mes shumë polemikash në sezonin e kaluar nga Juve drejt Milanit, rikthimi i tij nuk është pritur aspak mirë nga tifozët bardhezinj.

Asnjë prej tyre nuk ka dalë në aeroport për të pritur mbrojtësin. Ai është etiketuar nga mbështetësit e “Zonjës së Vjetër” si injoranti tradhtar dhe mes tyre dhe Bonuçi ka një “luftë të hapur”. Mbrojtësi udhëtoi nga SHBA ku ishte i grumbulluar me Milanin, drejt Torinos, ku pritet të kryejë edhe vizitat mjekësore.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/video-rikthimi-i-tradhtarit-bonuci-nuk-del-askush-per-ta-pritur/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb