Kristjan Asllani shkëlqeu në ndeshjen e parë të zhvilluar me fanellën e Interit në miqësore ku realizoi edhe një gol në debutim. Në takimin miqësor ndaj FC Milanese-s, të fituar nga skuadra e Simone Inzagit me rezultatin e thellë 10-0, mesfushori i Kombëtares shqiptare la gjurmë menjëherë ku realizoi në mënyrë spektakolare.

20-vjeçari elbasanas ka marrë topin, ka xhongluar tri herë, i është shmangur mbrojtësve të skuadrës modeste dhe ka goditur menjëherë në portë duke shtangur portierin kundërshtar.

Jo vetëm kaq, klubi i Interit me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Tëitter” ka komplimentuar Asllanin me veprimet dhe golin e tij duke shkruar se këto janë magjitë e tij të para si zikaltër: “Magjitë e para të Kristjanit si zikaltër!”, ishte postimi i klubit zikaltër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb