Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për rindërtimin e qendrës shëndetësore në Zall- Bastar të Tiranës.

Manastirliu premton se kjo qendër shëndetësore përfundon brenda këtij viti dhe do u shërbejë 6 mijë banorëve të zonës, edhe me ambiente miks.

Më tej ajo thotë se qeveria po mban premtimet, duke mos ndaluar investimet për kujdesin parësor shëndetësor pavarësisht se Shqipëria prej muajsh është në pandemi.

 

”Edhe pse në pandemi, kemi vijuar punën. Po ecet me ritme të shpejta. është menduar shumë mirë akomodimi i Urgjencës, dhe një laborator i nevojshëm. Shumë qendër e madhe, dhe si qendër administrative mund të akomodohen dhe shërbimet socio- shëndetësore. Një qendër miks se ka aq shumë ambiente sa duhen riorganizuar.
Rruga e Arbërit do jetë pikë lidhëse dhe për shërbimin shëndetësor. Edhe largësia nga Tirana imponon që të ketë shërbim 24 orë.
Vijojmë të mbajmë premtimet. Për kujdesin parësor, rehabilitimin e qendrave shëndetësore dhe ambulancave. Përfundon brenda këtij viti kjo e Zall Bastarit dhe do i shërbejë 6 mijë banorëve. Programi i 300 qendrave shëndetësore ka bërë të mundur që të rregullojë sistemin parësor, qoftë në fshat qoftë në qytet. Kemi bërë të mundur që investimet të mos ndalen. Edhe në këto momente ku jemi, puna e mjekëve dhe infermierëve nuk është ndalur. Për të ofruar kujdes shëndetësor për pacientët e prekur nga COVID-19.”- tha Manstirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb