ITALI

Kryeministri Rama gjatë vizitës në Itali është pritur nga kryeministri italian Giuseppe Conte në Palazzo Chigi në Romë. Vizita e Ramës është në kuadër të rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti kur më pak se një muaj do të mbahet dhe Konferenca e Donatorëve të BE në Bruksel.

Rama thotë se Italia e mbëhstet mëtej Shqipërinë në funksion të Rindërimit. Një gjë të tillë e ka pohuar edhe Giuseppe Conte i cili ka thënë se është i interesuar mbi ecurinë e këtij procesi.

”Palazzo Chigi, Romë – Me Kryeministrin, Giuseppe Conte, për mbështetjen e mëtejshme të Italisë mike në funksion të Rindërtimit, në vigjilje të Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel”- shkruan Rama në FB.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb