Barcelona-Dembele u kthye në një telenovelë me fund të lumtur. Ndryshe nga se ishte projektuar, sulmuesi francez befasoi jo pak me vendimin e tij duke pranuar ofertën e blaugranve për të rinovuar kontratën e tij aktuale që i përfundoi më 30 qershor.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Barcelonës ka bërë të ditur rinovimin e kontratës me Dembele edhe për dy vite të tjera. Francezi mund të konsiderohet pa frikë një goditje e madhe pasi trajneri Xavi e konsideron pjesë të rëndësishme të ekipit.

Në të njëjtën kohë, nga Barcelona mund të largohet Frenkie de Jong pasi klubi spanjoll dhe Man.United kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre. “Djajtë e kuq” kanë bindur presidentin Laporta me një paketë prej 85 milionë euro, 75 milionë euro kesh plus bonuse. Tani mbetet që United të gjejë akordin me mesfushorin holandez pasi dëshira e lojtarit është të qëndrojë në “Camp Nou”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb