Pas 6 humbje radhazi në kampionat, Kupa është mundësia ideale që Skënderbeu të rikthehet tek rezultatet pozitive. Në Korçë presin Besëlidhjen në sfidën e kthimit, ku fitorja në Lezhe(1-2) ia bën më të lehtë këtë takim, gjithësesi Shehi thekson se vlerësimi është maksimal:

“Është ndeshje e kthimit, kemi marrë një rezultat pozitiv, do ta vlerësojmë maksimalisht duke futur lojtarët që mendojmë se do të jenë më të gatshëm”

Në shtëpinë e Skënderbeut janë ende në pritje që autoritet të zbardhin incidentin e ndodhur në Fushë Kruje ku korçarët akuzojnë se janë dhunuar, në të kundërt do të rishikojnë vazhdimësinë në këtë sezon. Shehi nuk dëshiron të komentojë deklaratat e klubit, mbi të gjitha të presidentit Takaj:

“Nuk dua të komentoj deklaratën e Takaj, nuk duhet të qajmë atë që iku, jemi të përqendruar vetëm tek ndeshja kundër Besëlidhjes”.

Ecuria negative e Skënderbeut këtë moment e ka një shpjegim për Shehin, mungesat e shumta, me rikthimin e lojtarëve të dëmtuar Shehi beson se skuadra do të rikthehet aty ku duhet, duke nisur nga sfida kundër Laçit:

“Rezultat nuk kanë qenë ato që dëshironim, ka pasur shumë faktorë që kanë ndikuar, nuk e kemi pasur kurrë grupin e plotë. Në do të bëjmë maksimumin që të kthehemi tek rezultat pozitive, në ndeshjen kundër Laçit do të kthehemi aty ku duhet, pasi do të kemi dhe grupin e plotë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb