Rita Ora e ka përkujtuar emocionalisht shokun e saj të ndjerë Avicii në një koncert humanitar për ngritjen e fondeve për të sëmurit mental në Stokholm

Rita Ora i ka kushtuar një përkujtim emocional shoku të saj Avicci, në një koncert që përpos mbledhjes se fondeve kishte për qëllim rritjen e vetëdijes tek njerëzit për sëmundjet mentale.

Çifti kishte bashkëpunuar bashkë në hitin e vitit 2017 “Lonely Together” më 2017 dhe Rita shpërthej në vajë kur këndoi këtë këngë në koncertin në Stokholm që u mbajt të enjten, 20 muaj pas vetëvrasjes së muzikantit.

“Dëshiroj ta falënderoj familjen Avicii që organizuan këtë koncert për të rritur vetëdijen për shëndetin mendor që ndikon shumë sidomos në industrinë muzikore”, ka shkruar Rita pas koncertit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: