Me rivalët që nuk arrijnë të ruajnë ritmin, Barcelona dhe Real Madrid vazhdojnë shkëputjen në krye të kampionatit spanjoll. Pas javës së 15-të në La Liga, skuadra katalunjase ruan vendin e parë falë golevarazhit më të mirë se rivalët e përjetshëm, por fitorja 5-2 kundër Mallorca, e mbushur me gola spektakolarë si ai i shënuar nga Luis Suarez, ishte një sinjal I fortë për madrilenët.

Këta të fundit kishin fituar më parë gjatë së shtunës sfidën e tyre, duke kaluar 2-0 Espanyol në “Santiago Bernabeu”.

Ky ekuilibër në garën për titullin kampion në La Liga pritet të prishet vetëm në “El Clasico” e parë sezonal që do të luhet më 18 dhjetor.

Vazhdon të zhgënjejë në këtë sezon Atletico Madrid, që me barazimin pa gola në fushën e Villareal largohet më shumë nga kryesuesit.

I njëjti diskutim për Sevilla, që në ndeshjen që mbylli javën e 15-të të kampionatit spanjoll barazoi 1-1 në transfertën kundër Osasuna.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb