Regjisori Robert Budina është shfaqur për herë të parë në publik pasi u deklarua nga ISHP se ishte prekur nga COVID-19.

Budina edhe sot e kësaj dite ka dyshime se është prekur ndonjëherë nga COVID-19, bashkë me vëllain e tij Edmond Budinën, pasi u infektua në spital ku takoi disa njerëz, kurse kur takoi mijëra njerëz në protestë nuk e kapi koronavirusi.

Madje ai bën thirrje qytetarëve të luftojnë për të drejtën pasi kjo dëshirë i bën më imunë.

‘’Koronavirusin nuk e merr nëpër protesta. Sepse dhe unë me demek më nxorrën me koronavirus se nuk dimë si është e vërteta. Kur erdhi fundi, rashë në kontakt me njerëz në spitalin infektiv. Kurse në protesta kur takova me dhjetëra mijëra njerëz nuk e mora. Mbase dëshira jonë për të luftuar për të drejtën na bën edhe më imunë. ‘’- tha Budina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb