Real Madrid ka fituar 1-2 në fushën e Sevillias, në ndeshjen e vlefshme për javën e para fundit të La Liga.

Skuadra nga Sevilla shënoi shumë shpejt, që në minutat e para me Rafa Mir. Los Blancos përmbysën gjithçka falë Rodrygos, i cili realizoi dopietë.

Skuadra e Ancelottit renditet në vendin e dytë, ndërsa Sevilla e vendit të 10-të duhet të fitojë ndaj Romës në finalen e Europa League për t’u kualifikuar në Champions.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: