TIRANE – Në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë krijohen radhë të gjata, për shkak të fluksit të lartë të pacientëve që paraqiten çdo ditë.

Përveçse duhet të presin gjatë në radhë, në gjendje të vështirë shëndetësore, pacientët përballen edhe me punonjës të paedukuar.

Gazetari i “News24” Enrik Mehmeti ka siguruar një video të filmuar tek “6 katëshi” në QSUT, ku roja tregohet i pasjellshëm me një zotëri, i cili kërkon të marrë një përgjigje nga mjeku.

Roja që mesa duket e zotëron mirë gjuhën italiane u drejtohet pacientëve duke u thënë: “Paciente nga italishtja do të thotë paciente që pret, ju s’jeni pacientë, ju jeni inpacientë”.

KOMUNIKIMI I ROJES ME PACIENTIN
pacienti: dua të marr një përgjigje
roja: prit të marr informacion dhe do të fus, duroni. Unë nuk di asnjë gjë prej teje. A di gjë prej teje unë?
pacienti: po unë po të shpjegoj
roja: edhe unë po të shpjegoj të vijë zonja të të sqarojë, prit, a mund të prisni. Paciente nga italishtja paciente që pret, ju s’jeni pacientë, ju jeni inpacientë.
pacienti: këtë rregull ka Shqipëria o zotëri.
roja: jo nuk është ky rregull në Shqipëri, duhet Enver Hoxha, mçifeni aty poshtë se s’ua mban.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, roja iu afrua një pacienti dhe duke i trokitur duart përpara fytyrës i tha: “1, 2, 3 Qepe”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: