Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

4-5 kunguj
2 kokrra vezë
3-4 lgj miell
2-3 domate
100-150 gr djathë
1 tufë majdanoz
Kripë, piper
Vaj për skuqje

Pastrojmë kungujt dhe i presim në fetëza të holla për së gjati dhe më pas i spërkasim me kripë dhe piper.

Në një tas vendosim vezët e rrahura dhe në një tas tjetër vendosim miellin. Kalojmë fetëzat e kungujve fillimisht në tasin me vezë, më pas në tasin me miell dhe i vendosim të skuqen në një tigan që nuk ngjit me pak vaj.

Grijmë domatet në kubikë të vegjël (pa cipë dhe fara), shtojmë djathë të thërrmuar dhe majdanoz të grirë imët. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe me këtë masë mbushim fetëzat e kungujve të cilat i mbështjellim role duke i vendosur në një pjatancë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb