(Recetë nga znj Eneida)
Përbërësit

300 ml ujë të vakët
15 gr maja
1 lugë çaji sheqer
2 lugë çaji kripë
Rreth 500 gr miell
Salcë të kuqe
Sallam me feta
Djathë me feta
Kërpudha
Speca të prerë hollë
1 të verdhë veze

Përgatitja
Tek uji i vakët shtojmë majanë, sheqerin dhe i trazojmë. Shtojmë miell avash avash dhe kripën bashkë me të. Ngjeshim brumin dhe e lëmë të vijë në furrë të ngrohtë për 40 minuta.
Më pas e hapim në formë katrore me trashësi 5mm, shtrojmë salcë, sallamin me feta, djathin me feta, kërpudhat dhe specat duke lënë 2 gisht pa mbushje. Atë e lyejmë me të verdhë veze që të ngjitet me pjesën e rolesë.
Formojmë rolenë dhe e presim copa copa. E lëmë të vijë 20 minuta akoma, i spërkasim me vaj nga lart dhe i pjekim në 220 gradë për 15-20 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb