Recete nga znj Eneida
Përbërësit
2 gjokse pule
4 feta proshutë
100 gr djathë kaçkavall
100 gr kërpudha
5-6 domate të thata
Erëza për mish pule
700 ml lëng mishi
500 gr cous cous
100 gr hurma
1 lugë nenexhik
1 lugë majdanoz
50 gr stika pishe
Lëkurën e një limoni
1 lugë xhinxher
Kripër
Piper i zi
Përgatitja

Gjokset e pulës i filetojmë, i veshim me qese nga të dyja anët dhe i rrahim me çekiç. Më pas ua heqim qeset dhe i shtrojmë mbi një letër pjekjeje afër me njëra-tjetrën për të formur rolenë. I marinojmë me kripë si dhe erëzat për mish pule. Në mes shtrojmë fetat e proshutës, djathin, domatet e thata si dhe kërpudhat. E mbledhim dhe formojmë rolenë duke e veshur me letrën e pjekjes dhe në fund ia lidhim anët njësoj si karamele. E pjekim në 220 gradë C për 30 minuta. Për cous cousin, në lëngun e mishin që po zien shtojmë nenexhikun, xhinxherin, hurmat e copëzuara, kripën, vajin e ullirit, lëkurën e limonit si dhe kripën. Shtojmë couscousin, e mbulojmë dhe e heqim nga zjarri. Pas 7 minutash e shkriftojmë me pirun. Shtojmë dhe stikat e pishës që i kemi pjekur pak në tigan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: