Pas zbarkuan në Kinë, Juve e Inter po bëhen gati për derbin e parë italian në tokën aziatike. Në shtëpinë ziklatër flitet ende për merkaton ndërsa në atë bardhezi diskutohet për revolucionin “sarrian”, ndryshimin e skemës së lojës dhe mentalitetit. Në konferencë për shtyp, Sarri u ndal fillimisht tek përballja me Inter:

“Nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat, Juve-Inter nuk është kurrë një ndeshje banale pavarësisht se në këtë sfidë dy ekipet nuk vijnë në kushtet më të mira fizike dhe nuk mund të shprehin më të mirën e tyre. Ku mund të jap më të mirën Ronaldo?: Do ta aktivizojmë si sulmues në krahun e majtë. Ronaldo duhet të jetë i lirë për të bërë diferencën”, u shpreh Sarri duke u ndalur më pas tek e ardhmja e Dybalas, një nga lojtarët më të përfolur se mund të largohet nga Torino:

Sarri
Sarri

“Dybala mund të luaj shumë lehtësisht si një 9 fals, por mund ta përshtasim edhe në pozicione të ndryshme, mund të luaj dhe si trekuartist”, nënvizoi Sarri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb