Nuk kishte mënyrë më të bukur për të mbyllur fazën përgatitore se sa fitorja me “manita” kundër Shakhtar, përballë publikut të tyre. Roma e kishte projektuar këtë miqësore si një festë të madhe teksa prezantuan të gjithë blerjet e kryera gjatë merkatos, ndërsa në fushë, të besuarit e Mourinho-s dhuruan një paraqitje fantastike.

Tekniku portugez i rezervoi një fanellë titullari edhe yllit kuqezi Marash Kumbulla, madje në një moment, Mou u kap duke i bërë fotografi qendërmbrojtësit.

Kumbulla
Kumbulla

Dybala, Zaniolo, Abraham e Pellegrini ishin të papërmbajtshëm në fazën ofensive duke bërë që stadiumi Olimpik të shpërthente në kore e brohoritje.

Pellegrini, Mancini dhe një autogol sigluan shifrat 3-0 brenda pjesës së parë, ndërsa në të dytë Bove dhe Zaniolo firmosën në suksesin e pastër 5-0. Ky ishte një mesazh i qartë që Mourinho i dërgoi të gjithë pretendentëve këtë sezon, në garën për titull as Roma nuk bën përjashtim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb