Roma mori një fitore 5-0 në miqësore ndaj Shakhtar Donetsk.Në minutën e 18-të, Pellegrini futet bukur në zonë dhe me të majtën mposht Trubin.

Goli i dytë do vinte në minutën e 40-të. Abraham dërgon një top mjaft të rrezikshëm për Mancinin, me këtë të fundit që çon sferën në trekëndësh, në një penallti në lëvizje.

Ukrainasit do ishin të pafat në fund të pjesës së parë, pas autogolit të Konoplya.

Pjesa e dytë do ishte disi më e qetë. Një aksion i shpejtë nga krahët i ekipit të Mourinhos do përfundonte në mënyrën më të mirë të mundshme, me Zaniolon që do shënonte emrin në listën e golashënuesve.

Giallorossi nuk u mjaftuan me kaq, pasi i pesti do vinte nga Bove.

Nga minuta e parë për italianët e nisi Marash Kumbulla, lojtari shqiptar dha njëfarë sigurie në prapavijë.

Sezoni i ri futbollistik në Serie A është në prag dhe Roma do synojë të kualifikohet në Champions League.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: