Roma nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Venezian në shtëpi. Në ndeshjen e vlefshme për Serie A, goli erdhi që në minutën e parë. Për miqtë realizoi Okereke. Venezia do mbetej me një lojtar më pak në minutën e 32-të pasi Kiyine do dilte me të kuq, pasi mori të dytin të verdhë.

 

 

Nga kjo nuk do përfitonte dot ekipi i Mourinhos, që nuk do mund të arrinte të fitonte, por thjeshtë të barazonte me Shomurodov në minutën e 70-të.

Një pjesë loje për Kumbullën, por pa qenë dot protagonist. Roma është e gjashta, ndërsa Venezia eshtë e rënë në Serie B.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: