Atalanta ka marrë hakun e takimit të fazës së parë duke mundur Romën në shtëpi. Në Bergamo vuloste goli me goditje dënimi i Kolarov, ndërsa sot në “Stadio Olimoico” De Roon mund të cilësohet si protagonist i takimit.

Ndeshja e cila përfundoi me shifrat 1-2 u zhbllokua fillimisht në minutën e 14-t nga miqtë me anë të Cornelius. 5-s minuta më pas De Roon do të dyfishonte shifrat, ndërsa deri në përfundim të pjesës së parë mesfushori holandez do të largohej me të kuq duke lënë Atalantën me 10 lojtarë.

Në pjesën e dytë, ekzaktësisht në të 56-n, reagon Roma e cila gjen golin me Dzeko që mposhti Berishën, por më pas, deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit nuk do të kishte ndryshim rezultati.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb