Pak ditë më parë u raportua se Ronaldinho edhe zyrtarisht do të varë këpucët në gozhdë verën e ardhshme, pas përfundimit të Botërorit. Menjëherë shumë figura të njohura shprehën vlerësimet për ish-yllin e Barcelonës që së fundmi duket se është bërë nostalgjik.

Ronaldinho ka shpërndarë në rrjetet sociale një video teksa shihet duke realizuar një supergol me Barcelonën ku shkruan: “Kush e mban mend këtë?”

Quem lembra desse? @fcbarcelona ⚽ ??

A post shared by Ronaldo de Assis Moreira (@ronaldinho) on


Është pikërisht goli i parë që 38-vjeçari ka shënuar me katalanasit në një ndeshje të “La Liga-s” kundër Sevillia-s në vitin 2003.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb