Pavarësisht heshtjes së tij, Kristiano Ronaldo nuk e ka përtypur aspak eliminimin nga Liga e Kampioneve dhe, ndonëse pa thënë asnjë fjalë, e ka bërë të kuptohet zhgënjimin e tij nga gjestet në përfundim të sfidës kundër Ajaksit.

Sikundër mund ta shikoni në video, portugezi i drejtohet dikujt prej skuadrës që ndodhët në stol dhe ka bërë gjestin domethënës duke lënë të nënkuptohet se ekipit i “shpëtoi nga frika” përballë kundërshtarit dhe se nuk pati kurajë në fushën e lojës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb